Haxhiu shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik pranë Bllacës

Prishtinë | 20 Kor 2026 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu ka shprehur pikëllimin e saj për humbjen tragjike të tre qytetarëve nga Vushtrria, Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën në aksidentin pranë Bllacës.

Ajo u ka shprehur ngushëllime familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të viktimave, duke theksuar se është pranë tyre në këto momente të vështira.

“U prehshin në paqe”, ka përfunduar Haxhiu në reagimin e saj.

Postimi I saj I plotë:

Më pikëlloi thellë lajmi për humbjen tragjike të jetës së tre qytetarëve tanë nga Vushtrria, Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, në aksidentin pranë Bllacës.

Udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjet dhe të gjithë ata që i njohën.

Në këto çaste të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të tyre. Jemi pranë jush dhe ndajmë dhimbjen tuaj.

U prehshin në paqe!

Të ngjashme