Infektiva liron pacientët e helmuar nga ushqimi, 19 prej tyre rezultuan me Salmonellë

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë pacientët që dyshohet se ishin helmuar nga konsumimi i ushqimit në rrjetin vendor të ushqimeve të shpejta, janë liruar nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Po ashtu, janë liruar edhe pacientët e rastit të helmimit në Han të Elezit.

Sipas drejtoreshës së Klinikës Infektive, Vera Berisha nga 10 korriku deri më tani 33 paciënte kanë qenë te shtrirë në repartet e kësaj klinike nga helmimi.

Ndërkaq, 19 nga ta, në mostrat e Koprokulturave kanë rezultuar me Salmonella Enteritidis. Në mesin e këtyre pacientëve, janë edhe dy pacientë të rastit nga Hani i Elezit.

Të ngjashme