Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka falënderuar këngëtarin Yll Limani për dhurimin e disa instrumenteve muzikore në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”.
Duke e lavdëruar këngëtarin, Rama tha se është i lumtur që kryeqyteti e ka mbështetur koncertin e tij.
“Sot, bashkë me Yll Limanin, ishim në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” për me i dhuru instrumentet që i kanë munguar prej kohësh kësaj shkolle. Ylli nuk është veç një artist që mbush skena. Është një djalë që dhuron dhe krijon mundësi edhe për të tjerët. Prandaj jam i lumtur që, si Kryeqytet, e kemi mbështetur koncertin e tij. Prishtina ka me i vlerësu gjithë ata që e përfaqësojnë me dinjitet”, tha Rama.