Drejtoria e Financave në Prishtinë: Zbatimi i ankesave të tatimit në pronë po vonohet për shkak të bllokadës së sistemit

Prishtinë | 22 Kor 2026 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Financave, Sektori i Tatimit në Pronë ka njoftuar tatimpaguesit që kanë parashtruar ankesa apo kërkesa lidhur me faturat e tatimit në pronë se vendimet për rastet e tyre tashmë janë nxjerrë.

Megjithatë, sipas njoftimit, ato ende nuk kanë mundur të regjistrohen në sistem për shkak të një bllokade teknike në platformën që menaxhohet nga Ministria e Financave – Departamenti i Tatimit në Pronë.

Komuna bën të ditur se, sapo sistemi të rikthehet në funksion të plotë, vendimet do të ekzekutohen dhe tatimpaguesit do të njoftohen me kohë për rezultatin e ankesave të tyre.

Po ashtu, rikujtohet se parashtrimi i ankesës nuk e pezullon afatin ligjor për pagesën e tatimit në pronë, andaj obligimet duhet të përmbushen brenda afateve të përcaktuara.

Për më shumë informacione, qytetarët mund t’i referohen njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Financave – Sektorit të Tatimit në Pronë.

Të ngjashme