Tarifat e Trumpit shtojnë pasigurinë për ekonominë globale, thotë kreu i Bankës së Francës

Prishtinë | 24 Kor 2026 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Tarifat e vendosura nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump ndaj partnerëve tregtarë po rrisin pasigurinë për ekonominë botërore, ka deklaruar guvernatori i Bankës së Francës, Emmanuel Moulin.

Administrata Trump vendosi të premten tarifa të reja prej 10% dhe 12.5% për mallrat nga 60 partnerë tregtarë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Kinën, duke i justifikuar me pretendime për zbatim të dobët të ndalimeve ndaj punës së detyruar.

Moulin tha se marrëveshja tregtare e vitit 2025 mes SHBA-së dhe BE-së duhet të respektohet nga Donald Trump, por shtoi se tarifat e reja krijojnë pasiguri për tregtinë globale dhe nuk janë të favorshme për rritjen ekonomike.

“Për Evropën nuk duhet të ndryshojë shumë, pasi kemi marrëveshjen e Turnberry-t që duhet të respektohet nga Donald Trump. Por padyshim që kjo krijon më shumë pasiguri për tregtinë botërore dhe qartësisht nuk është pozitive për rritjen ekonomike”, tha Moulin, për stacionin televiziv BFM Business, raporton Reuters.

Të ngjashme