Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se PrEP(Profilaksa para Ekspozimit), është një metodë efektive për parandalimin e infektimit me HIV te personat që janë HIV negativ dhe kanë rrezik të shtuar për ekspozim.
Përmes, një postimi në faqen zyrtare të IKSHPK-së, thuhet kur PrEP merret siaps udhëzimeve të profesionistëve shëndetësorë, mund të zvogëlojë rrezikun e infektimit me HIV përmes kontaktit seksual deri në 99%.
Njoftimi i plotë:
PrEP – Një hap i rëndësishëm në parandalimin e HIV-it
PrEP (Profilaksa para Ekspozimit) është një metodë efektive për parandalimin e infektimit me HIV te personat që janë HIV negativ dhe kanë rrezik të shtuar për ekspozim.
Kur merret sipas udhëzimeve të profesionistëve shëndetësorë, PrEP mund të zvogëlojë rrezikun e infektimit me HIV përmes kontaktit seksual deri në 99%.
Informohu. Mbrohu. Kujdesu për shëndetin tend!