Leo Messi ka prejardhje nga Brazili!

Prishtinë | 25 Kor 2026 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Një zbulim i ri ka ngjallur debat në botën e futbollit, pasi një hetim trevjeçar i historianit italian Fiorenzo Santini, i publikuar nga media braziliane Globo, pretendon se superylli argjentinas Lionel Messi ka rrënjë braziliane.

Sipas raportit, stër-stërgjyshi i Messit emigroi nga Italia drejt Brazilit në vitin 1899, ku familja jetoi për një periudhë përpara se të shpërngulej në Rosario të Argjentinës, shkruan IndeksOnline.

Gjatë qëndrimit në Brazil, thuhet se mbiemri i familjes së Mesit dhe disa prej emrave u ndryshuan.

Hetimi pretendon se nuk ekzistojnë dokumente që dëshmojnë se familja e Messit ka mbetur në Brazil pasi u vendos në Argjentinë, vend ku më vonë lindi kampioni i botës dhe një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Megjithëse raporti ka ngjallur interes të madh në mediat sportive dhe në rrjetet sociale, pretendimet e historianit mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht.

Të ngjashme