Akuza të forta ndaj Diddyt – ish partneri i Jennifer Lopez zbulon detaje tronditëse

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

ej ulur në prehrin e reperit e bindi se po e tradhtonte, çka çoi në debate të ashpra mes tyre.

Ish-bashkëshorti i artistes rrëfen gjithashtu se vite më vonë u përball me Diddyn në festën e ditëlindjes së asistentes së Jennifer Lopez në Los Angeles.

Jennifer dhe P.Diddy

Ai pretendon se i kërkoi reperit të largohej nga festa, por situata u tensionua dhe të dy shkëmbyen fyerje.

Noa shkon edhe më tej në rrëfimin e tij, duke pretenduar se Lopez i kishte thënë se Diddy e kishte kërcënuar atë dhe familjen e saj pasi ajo ishte përpjekur t’i jepte fund lidhjes.

Sipas tij, në një rast tjetër këngëtarja e telefonoi e frikësuar pasi reperi kishte shkuar pranë shtëpisë së saj dhe po bërtiste jashtë.

Noa thotë se shkoi menjëherë në vendngjarje dhe u përball me Diddyn, ndërsa policia mbërriti pak më vonë dhe reperi u largua.

Deri më tani, këto deklarata mbeten pretendime të Ojani Noa. Jennifer Lopez dhe Ojani Noa ishin të martuar nga viti 1997 deri në 1998.

Më pas, këngëtarja e bëri publike lidhjen me Diddyn në vitin 1999. /Telegrafi/

Të ngjashme