Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje

Prishtinë | 05 Gus 2026 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka marrëveshje pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.

Ai, në një deklarim të shkurtër për mediat pas përfundimit të takimit, tha se nuk ka asgjë konkrete për t’u bërë publike derisa të arrihet një marrëveshje.

“Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje. Po, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, tha Kurti.

Të ngjashme