Lumir Abdixhiku sapo ka arritur në zyret e Kuvendit të Kosovës. Kreu i LDK-së do të zhvillojë takimin e radhës me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, raporton Ekonomia Online.
Kur kanë mbetur edhe disa orë nga mbyllja e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, Abdixhiku e Kurti do të zhvillojnë takimin e tretë mes tyre.
Mbetet të shihet nëse do të ketë rezultat që do të pasojë me krijimin e institucioneve të shtetit.
