Hoti-Abdixhikut: Po dëshiron poste qeveritare për t’i zgjidhur problemet e brendshme

Prishtinë | 07 Gus 2026 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Andin Hoti, ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka hedhur kritika në drejtim të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, rreth situatë aktuale politike.

Hoti, në postimin e tij, ka shkruar se Abdixhiku, përmes posteve institucionale po mundohet që t’i qetësojë problemet dhe apetitet e brendshme.

‘‘Ndërkaq LDK-ja, në vend që rezultatin zgjedhor ta lexojë siç është, po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në monedhë për pazare të brendshme. Po kërkon që apetitet dhe problemet e veta të brendshme t’i qetësojë me pozita institucionale të cilat qytetari nuk ia ka dhënë me votë.

Të ngjashme