Murati: Keqmenaxhimi i Termokosit nga Komuna e Prishtinës po rrezikon projektin 80-milionësh

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar lidhur me paralajmërimin e KfW-së për ndërprerjen e mbështetjes për projektin e zgjerimit dhe modernizimit të ngrohjes qendrore në Prishtinë, me vlerë rreth 87 milionë euro.

Murati ka thënë se Qeverisë i është dashur të bëjë përpjekje të mëdha për të siguruar financimin e këtij projekti, përfitues të të cilit janë banorët e Prishtinës. Sipas tij, pjesa më e madhe e financimit është grant, falë mbështetjes së Qeverisë së Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian.

“Si qeveri na është dashur të bëjmë shumë mund që të sigurojmë financimin për këtë projekt 80 milionë euro ku përfitues janë banorët e Prishtinës. Falë mbështetjes së Qeverisë Gjermane dhe Bashkimit Evropian, shumica e financimit është grant”, ka deklaruar Murati.

Ai e ka konsideruar të papranueshme që projekti të vihet në rrezik për shkak të, siç ka thënë, keqmenaxhimit të ndërmarrjes Termokos nga Komuna e Prishtinës.

“Është e papranueshme që për shkak të keqmenaxhimit që i është bërë ndërmarrjes Termokos nga Komuna e Prishtinës, ky projekt tash të rrezikohet”, ka thënë Murati.

Të ngjashme