Tahiri: Mbyllja e dyerve të Kuvendit, tregues i qasjes autoritare të pushtetit

Prishtinë | 13 Gus 2026 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar mbylljen e dyerve të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si tregues të, siç tha ai, “qasjes autoritare, kontrolluese dhe penguese” të pushtetit, raporton Ekonomia Online.

Tahiri, duke komentuar edhe akuzat e ushtrueses së detyrës së presidentes se stafi i Kuvendit po përdoret nga opozita në përplasjet politike, tha se të dyja këto çështje, sipas tij, janë pjesë e përpjekjeve për kontrollin e institucionit.

“Të dyja këto janë argumente të çështjes së tyre për me kontrollu dhe me e përdor institucionin për skenarë politikë të subjektit të tyre. E para, ne nuk jemi këtu për me pengu funksionalizimin e Kuvendit. Jemi duke kërkuar me u thirr seanca dhe me u funksionalizu Kuvendi. Është dashur dhe kemi kërkuar që me u konstitu brenda afatit kushtetues. Si rezultat i mungesës së vullnetit tuaj dhe si rezultat i skenarit tuaj të përvëtijt, jemi sot ku jemi, edhe nuk e kemi funksionalizu Kuvendin dhe e kemi shkelur kushtetutën prej Lëvizjes Vetëvendosjes. Dhe e dyta, a e kishit imagjinuar ndonjëherë një prej juve se ç’kemi bashkë këtu? Në verën e vitit 2026, dyert e Kuvendit të Kosovës të jenë të mbyllur. Dyert e Kuvendit të Kosovës me qenë të mbyllura për deputetë. Shtëpia e Përfaqësuesve të Popullit me qenë e mbyllur. A nuk është mjaftueshëm argument tregues që këta kanë qasje autoritare, kontrolluese dhe penguese, që me i nënshtru secilin eksponent, individ, personalitet, që ka autoritet, përgjegjësi e mbështetje për me bo punën e vet”, tha Tahiri.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, u bëri thirrje qytetarëve që të mos shkojnë në seancat e Kuvendit për të ofenduar deputetë apo figura kombëtare.

“Mos të ja msyn kërkush me ardhë ne senacë të Kuvendit me ofenduar një figurë kombëtare edhe një deputet çfarëdo që është. Ajo ka qenë akt që i ka bërë marre kësaj seance, e që do të shihet prej hetimit sa ka qenë me instruksion apo jo. Mos të ja msy kush në seancë të Kuvendit më që nuk është depute që nuk e mbron ligjin me ardhë me fy një figurë kombëtare. Ajo seancë ka qenë dje me ofenduar secilin deputet në formën e mënyrën më të ultëmshme. Kjo nuk guxon me ndodh më, s’ka me ndodh më. Mos të ja msyn dikush me ardhur në Kuvend me ofenduar një deputet apo një figurë historike”, tha ai.

Të ngjashme