Kosova po përgatitet për pjesëmarrjen në një tjetër ngjarje të rëndësishme sportive, “Lojërat Mesdhetare Taranto 2026”, ku do të përfaqësohet me dy kombëtare.
“Dardanët” do të jenë pjesë e garave me U-21 në kategorinë e meshkujve, si dhe me kombëtaren U-18 në kategorinë e femrave, transmeton Klankosova.tv.
Federata e Futbollit të Kosovë, tanimë ka publikuar edhe lista e plotë e kombëtareve pjesëmarrëse dhe grupet në të cilat do të garojnë.
Kosova U-21 në kategorinë e meshkujve do të jetë pjesë e Grupit B, ku do të përballet me Italinë, Algjerinë dhe Shqipërinë.
Në anën tjetër, Kosova U-18 në kategorinë e femrave do të garojë gjithashtu në Grupin B, së bashku me Italinë dhe Slloveninë.
Kështu, të dyja kategoritë e Kosovës do të kenë përballë kundërshtarë të njohur dhe sfida të rëndësishme në kuadër të “Lojërave Mesdhetare Taranto 2026”.
Pjesëmarrja në këtë ngjarje pritet të jetë një mundësi e rëndësishme për futbollistet dhe futbollistët e rinj kosovarë që të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare dhe të përballen me ekipe të ndryshme evropiane e mesdhetare.
Kjo është lista e grupeve ku do të garojnë përfaqësueset e Kosovës:

