Galatasaray ka rinisur bisedimet me Milanin për transferimin e sulmuesit portugez, Rafael Leao, me klubin turk që po tenton sërish të sigurojë shërbimet e tij.
Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka ende një ofertë zyrtare me shkrim për Leaon.
Sipas mediae italiane Milani fillimisht kishte kërkuar rreth 50 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse, por mungesa e klubeve të gatshme për të paguar këtë shumë ka bërë që drejtuesit e klubit italian të ulin pritshmëritë financiare, transmeton Klankosova.tv.
Interesimi i Galatasarayt për Leaon është rikthyer edhe pas dështimit për të transferuar Gabriel Martinellin, duke bërë që portugezi të jetë tashmë një prej objektivave kryesorë të klubit turk.