Së shpejti hapet konkursi për studime në Akademinë Ushtarake të West Point

Prishtinë | 18 Gus 2026 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se së shpejti do të hapet konkursi për nominimin e kandidatëve nga Kosova që do të kenë mundësi të studiojnë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në West Point.

Konkursi do të jetë i hapur nga 24 gushti deri më 7 shtator 2026. Të drejtë aplikimi do të kenë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme, janë të moshës 18 deri në 22 vjeç dhe i plotësojnë kriteret shëndetësore, fizike dhe ligjore.

Maqedonci e ka cilësuar këtë si një mundësi për të rinjtë e Kosovës që duan të ndërtojnë një karrierë ushtarake në një prej akademive më prestigjioze në botë.

Ai u ka bërë thirrje të rinjve që i plotësojnë kriteret të shfrytëzojnë mundësinë për të aplikuar.

Të ngjashme