Një i mitur është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se kishte publikuar në rrjete sociale një fotografi me armë.
Rasti ka ndodhur më 18 gusht, në rrugën “Yjet e Erenikut”, ku gjatë veprimeve policore është konfiskuar një revole.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
Rr. Yjet e Ereniku, Gjakovë / 18.08.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që i njëjti në rrjete sociale kishte postuar një armë. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.