QKUK: 312 raste të trajtuara në Emergjencë brenda 24 orëve

Prishtinë | 19 Gus 2026 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar gjithsej 312 raste.

Sipas raportit 24-orësh, 90 pacientë janë trajtuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, 19 pacientë kanë marrë trajtim në Sallën e Vogël.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe raste të ndryshme të lëndimeve, përfshirë një rast nga armët e ftohta, një intoksikim, një person të përfshirë në përleshje fizike dhe 21 persona të lënduar në aksidente trafiku.

Në klinika të ndryshme të QKUK-së janë pranuar 28 pacientë për trajtim, ndërsa është regjistruar edhe një rast i vdekjes.

Të ngjashme