Të paktën 15 persona janë vrarë në sulmet e fundit ruse që synojnë kryeqytetin ukrainas, tha kryebashkiaku i Kievit, ndërsa Ukraina vazhdon të përballet me mungesë të raketave të mbrojtjes ajrore.
Blloqe apartamentesh dhe depo u goditën në të gjithë qytetin gjatë natës, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, ndërsa një spital për fëmijë dhe një shkollë u dëmtuan gjithashtu, shkruan BBC.
Duke folur për BBC News në një bllok apartamentesh të rrënuar në Kiev, kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se Ukraina kishte nevojë për “municione, sisteme anti-raketash ne kemi nevojë për mbështetje nga partnerët tanë”.
Kiev mbështetet te aleatët perëndimorë për furnizimet dhe Presidenti Volodymyr Zelensky tha se “për sa kohë që Ukraina nuk ka mjaftueshëm anti-balistikë, Rusia nuk do të mendojë seriozisht për paqen”.