Një zjarr ka përfshirë zonën e Çabiqit, duke paraqitur rrezik edhe për një fermë të lopëve në pronësi të Baki Gashit.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetin social Facebook, flakët janë përhapur në afërsi të fermës, duke ngritur shqetësim për kafshët dhe pronën.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk ka informacione të konfirmuara për dëmet e shkaktuara.
Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas ndërhyrjes së ekipeve në terren.