“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Prishtinë | 22 Gus 2026 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Takimi i paralajmëruar mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor, Ozgan Ulutash ka dështuar të mbahet.

Sipas njoftimit të KFOR, takimi nuk u zhvillua për shkak të “rrethanave të paparashikuara”.

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, takimi i sotëm midis Komandantit të KFOR-it, Gjeneral-majorit Ulutas, dhe z. Kurti nuk u zhvillua. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithëbashkëbiseduesit e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme