Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) do të organizojë sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Aktiviteti, sipas njoftimit të PDK-së, do të nisë në orën 17:00.
Përmes një ftese për media, RDK ka bërë të ditur se aksioni do të zhvillohet në hyrje të objektit të Qeverisë.