Në ditën e pestë të gjyqit ndaj Duane “Keffe D” Davis, i akuzuar për vrasjen e reperit Tupac Shakur, emri i Sean “Diddy” Combs është përmendur sërish.
Producenti i dokumentarëve “True Crime”, Mike Dorsey, dëshmoi në gjykatë për dokumentarin “Murder Rap”, i publikuar në vitin 2015, i cili trajton vrasjet e Tupac dhe Notorious B.I.G.
Dorsey tregoi se pas publikimit të dokumentarit, një avokat i Diddy-t kishte kontaktuar ekipin e filmit, duke e cilësuar atë si “shpifës” ndaj klientit të tij dhe duke kërkuar që dokumentari të hiqej nga Apple TV brenda pesë ditësh.
Producenti tha gjithashtu se kishte pasur frikë për sigurinë e tij, pasi dokumentari përfshinte akuza të rënda ndaj Diddy-t, të ngritura nga “Keffe D” gjatë një marrjeje në pyetje nga policia në vitin 2008.
Emri i Diddy-t ishte përmendur edhe një ditë më herët në gjyq, lidhur me pretendimet për një shpërblim prej miliona dollarësh për vrasjen e Tupac Shakur dhe Suge Knight.