Një burrë po ngiste makinën e tij të re nëpër një rrugë kombëtare kur papritmas pas tij shfaqet një makinë policie me drita të ndezura. Burri ndalon menjëherë në anë të rrugës.
Polici i afrohet dritares, e shikon me rreptësi dhe i thotë:
– Zotëri, ju po udhëtonit me 140 km/h në një zonë ku limiti është vetëm 80 km/h. Më jepni patentën dhe lejen e qarkullimit, ju lutem.
Shoferi, krejtësisht i qetë, ia kthen:
– Zoti polic, unë nuk kam patentë. Ma kanë hequr para gjashtë muajsh sepse po ngisja makinën në gjendje të dehur.
Polici mbetet pa fjalë, habitet dhe thotë:
– Nuk keni patentë?! Mirë, atëherë më jepni lejen e qarkullimit të kësaj makine.
– As atë nuk e kam, – thotë shoferi. – Këtë makinë e kam vjedhur para dy orësh.
Polici fillon të nxehet dhe të shqetësohet:
– E keni vjedhur?!
– Po, – thotë shoferi. – Madje, pasi e vodha, vova pronarin e makinës në bagazh. Nëse nuk më besoni, shkoni dhe hapeni bagazhin, trupi i tij është ende aty.
Polici, duke dëgjuar këtë, përfshihet nga paniku. Ai e kupton se kjo situatë është shumë më e rëndë nga sa mendonte. Pa prekur asgjë, ai largohet ngadalë, merr radion dhe thërret urgjentisht Shefin e Policisë së zonës.
Pas vetëm 10 minutash, vendi mbbushet me makina policie me sirena të ndezura. Shefi i Policisë i afrohet makinës me pistoletë në dorë, por duke parë që shoferi qëndronte krejtësisht i qetë, i thotë:
– Zotëri, dilni ngadalë nga makina me duart lart!
Shoferi del i qetë dhe pyet:
– Çfarë ka ndodhur, zoti Shef? Pse gjithë ky shqetësim?
– Polici im më tha që ju po ngisni pa patentë, se kjo makinë është e vjedhur dhe se keni një kufomë në bagazh! – thotë Shefi me zë të lartë.
Shoferi buzëqesh, fut dorën në xhep (me lejen e policit) dhe nxjerr dokumentet:
– Urdhëroni zoti Shef, kjo është patenta ime, krejtësisht e rregullt. Dhe kjo është leja e qarkullimit, makina është e regjistruar në emrin tim.
Shefi i kontrollon dokumentet dhe sheh që çdo gjë është perfekte. Më pas, shkojnë së bashku te bagazhi i makinës, e hapin dhe shohin që bagazhi është plotësisht i zbrazët.
Shefi i Policisë, i habitur dhe i mbetur pa fjalë, kthehet nga shoferi dhe i thotë:
– Nuk po marr vesh asgjë! Polici im më raportoi me panik se ju nuk kishit patentë, se makina ishte e vjedhur dhe se kishit një njeri të vdekur në bagazh!
Shoferi e shikon Shefin, buzëqesh dhe i thotë:
– Eh, zoti Shef… Jam i sigurt që ai gënjeshtar ju ka thënë edhe që unë po ecja me 140 km/h, apo jo?!