Tre persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike në një lokal në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 31 gusht 2026, rreth orës 21:20, pas një mosmarrëveshjeje në lokal. Të arrestuarit janë një shtetas kosovar dhe dy shtetas të Serbisë.
Si pasojë e përleshjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa janë dëmtuar edhe disa orendi të lokalit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.