Sekuestrohet substancë e dyshuar në Pejë, një i arrestuar dhe një tjetër në arrati

Prishtinë | 04 Sht 2026 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka sekuestruar substancë narkotike të llojit marihuanë gjatë një kontrolli në një shtëpi në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar nëntë paketime me gjithsej 10.569 gramë marihuanë.

Lidhur me rastin, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër ndodhet në arrati.

Fsh. Nabergjan, Pejë 03.09.2026-06:30. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë janë gjetur konfiskuar 9 paketime me 10.569 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Të ngjashme