Tri raste të kanosjes dhe dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë.
Në Podujevë, një person është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në Fushë Kosovë është raportuar se një bashkëshort ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij.
“I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Policia njofton se të gjitha rastet janë duke u hetuar.