Kompania për menaxhimin e mbeturinave Pastrimi ka njoftuar se vetëm gjatë natës janë djegur 7 kontejnerë në dy rrugë të Prishtinës, “Sylejman Vokshi” dhe “Avalla”.
Nga kompania kanë bërë thirrje për qytetarët që të mos djegin kontejnerët dhe të mos hedhin mbeturina të ndezura, pasi kjo ndot ajrin dhe paraqet rrezik për shëndetin dhe ambientin.
“Pastrimi” ka rikujtuar gjithashtu se djegia e kontejnerëve dhe hedhja e mbeturinave të ndezura mund të ndëshkohet edhe me gjobë nga institucionet përkatëse.
