“Pastrimi” largon mbeturinat nga hapësirat publike, hedhja e tyre dënohet me 500 euro

Prishtinë | 05 Sht 2026 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se mbrëmjen e së premtes ka larguar mbeturina vëllimore dhe inerte të hedhura në mënyrë të kundërligjshme në hapësira publike në disa lagje të kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook, kompania ka bërë të ditur se hedhja e mbeturinave të tilla në hapësira publike është e jashtëligjshme dhe ndëshkohet me gjobë prej 500 eurosh nga Inspektorati i Komunës.

“Ky veprim është i jashtligjshëm dhe dënohet me 500 euro gjobë nga inspektoriati i komunës”, thuhet në postim.

Të ngjashme