Bllokimi detar kundër Iranit, avioni i padukshëm amerikan patrullon mbi ujërat rajonale

Prishtinë | 06 Sht 2026 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Një avion luftarak i padukshëm “F-35A” i Forcave Ajrore Amerikane ka patrulluar mbi ujërat rajonale në Lindjen e Mesme.

Fotografia e këtij avioni luftarak është publikuar në rrjete sociale nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Patrullimi i tij vjen në kohën kur forcat e CENTCOM vazhdojnë të zbatojnë bllokadën detare kundër Iranit.

“Që nga 6 shtatori, forcat amerikane kanë ridrejtuar 92 anije tregtare, kanë çaktivizuar 3 dhe kanë hipur në 2 për të siguruar pajtueshmëri të rreptë”, thuhet në postimin e CENTCOM-it.

Të ngjashme