Idrizi: Nesër ndizet “Zjarri i Lirisë” në Vushtrri

Prishtinë | 07 Sht 2026 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se nesër në do të ndizet “Zjarri i Lirisë” në Vushtrri.

Idrizi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ky aktivitet do të mbahet në ora 19:00 të Pishta e Novolanit.

Postimi i plotë:

Nesër ndizet “Zjarri i Lirisë” në Vushtrri!🔥

Në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi” të platformës “Liria ka Emër”, Zona Operative e Shalës nesër organizon ndezjen e “Zjarrit të Lirisë”, në mbështetje të çlirimtarëve tanë.

Ju ftoj të gjithëve t’i bashkoheni këtij aktiviteti, i cili do të mbahet nga ora 19:00, te Pishat e Novolanit.

📍 Pishat e Novolanit

📅 8 Shtator 2026, e martë

🕖 Ora 19:00

“7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”!

Çlirimtarë, nuk jeni vetëm!

Të ngjashme