Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se nesër në do të ndizet “Zjarri i Lirisë” në Vushtrri.
Idrizi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ky aktivitet do të mbahet në ora 19:00 të Pishta e Novolanit.
Postimi i plotë:
Nesër ndizet “Zjarri i Lirisë” në Vushtrri!🔥
Në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi” të platformës “Liria ka Emër”, Zona Operative e Shalës nesër organizon ndezjen e “Zjarrit të Lirisë”, në mbështetje të çlirimtarëve tanë.
Ju ftoj të gjithëve t’i bashkoheni këtij aktiviteti, i cili do të mbahet nga ora 19:00, te Pishat e Novolanit.
📍 Pishat e Novolanit
📅 8 Shtator 2026, e martë
🕖 Ora 19:00
“7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”!
Çlirimtarë, nuk jeni vetëm!