Simiq-Haxhiut: E kuptoj lojën që po e bëni, propozimin e kemi dërguar të shkruar

Prishtinë | 09 Sht 2026 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Listës Srpska, Igor Simiq, në fjalën që ia dha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për ta tërhequr deklarimin që e bëri gjatë propozimit të bashkëpartiakut të tij, Sllavko Simiq, për nënkryetar të Kuvendit, ku tha “në emër të popullit serb”, i tha asaj se e “kupton lojën” e saj, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu i kërkoi atij që të propozojë kandidatin e tyre për nënkryetar “sipas Kushtetutës”.

“Unë e kuptoj lojën që jeni duke e bërë. Ne paraqesim në emër të komunitetit serb në mënyrë të shkruar dhe ju e keni pranuar më 06.08 kërkesën tonë që e kemi bërë”.

Por, këtu Haxhiu ia ndërpreu fjalën.

“Jo fjalë të tjera, jo interpretime të tjera. Bëjeni propozimin”.

“Unë jam pjesëtar i popullit serb dhe atë çfarë kemi bërë më 06.08…”, tha Simiq, para se t’ia ndërpriste sërish fjalën Haxhiu.

Pas kësaj seanca u shty për të premten.

Të ngjashme