Në Prizren po vazhdojnë përgatitjet për pjesëmarrje në marshin që do të mbahet nesër në Prishtinë, me moton “Kosova po pret”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Korrespondenti i Klan Kosova, Nuhi Salihu, raportoi se autobusët me qytetarë do të nisen nga disa pika të qytetit, duke përfshirë lagjen Bajram Curri, stacionin e autobusëve dhe qendrën sportive “Sezai Surroi”, në ora 10:45.
Edhe nga Dragashi, Zaplluzha dhe Suhareka janë organizuar nisje të qytetarëve drejt Prishtinës.
Në Prizren gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar takime dhe aktivitete të ndryshme për mobilizimin e qytetarëve. Pjesëmarrje në marsh pritet të ketë edhe nga organizatat e veteranëve dhe përfaqësues të partive politike.