Kërkesa e VV-së që LDK ta ndryshojë emrin e Shalës, Zemaj: Logjika e tyre për t’i nënshtruar të tjerët nuk kalon

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për kërkesën e LVV-së që LDK të ndryshojë kandidatin për nënkryetar, pasi partia e Kurtit s’ka vota për Kujtim Shalën, raporton Ekonomia Online

Zemaj ka thënë se logjika e LVV-së për të nënshtruar të tjerë, tek LDK nuk kalon.

“Ne nuk funksionojmë me kushtëzime. S’jemi ata që e bllokojmë konstituimin. Mund t’i tejkalojmë ato që janë subjektive. Logjika e VV’-së për t’i nënshtruar të tjerët, nuk kalon”, ka thënë Zemaj.

Të ngjashme