Mustafa: Kosova kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ish-krerët e UÇK-së

Prishtinë | 12 Sht 2026 | 12:23 | Nga Ekonomia Online


Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova sot solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke kërkuar drejtësi dhe paanshmëri për ta.

Mustafa ka shprehur pritjen që ish-krerët e UÇK-së, të cilët sipas tij luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të kthehen në atdhe.

“Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së që po gjykohen në Hagë; kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ta. Pret që bijtë e saj, të cilët luftuan për liri dhe pavarësi, të kthehen në atdheun e tyre. Aty ku e kanë vendin”, ka shkruar ai.

Të ngjashme