Sheshi i Prishtinës “Skënderbeu” po fillon të mbushet me qytetarë të cilët do të jenë pjesëmarrës në “Marshin për Liri”.
“Marshi i Lirisë” i cili do të fillojë zyrtarisht nga ora 14:00 ka ngjallur shumë interesim te qytetarët të cilët solidarizohen me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shprehur mbështetjen e saj për këtë aktivitet duke shkruar në Facebook: “Gjithmonë krenare me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!”.