Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë konfirmuar për Ekonomia Online se nuk do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re.
Seanca pritet të mbahet sot nga ora 14:00.
Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.