SHBA mban seancë për Ballkanin Perëndimor, në fokus edhe Kosova dhe siguria rajonale

Prishtinë | 14 Sht 2026 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Nënkomiteti për Evropën i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së do të mbajë të martën, më 15 shtator, një seancë dëgjimore me temë “Politika e SHBA-së dhe sfidat e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”.

Në seancë do të dëshmojë Daniel J. Lawton, zëvendësndihmës sekretar i Shtetit në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit.

Sipas organizatës Albanians for America, seanca zhvillohet në një kohë kur Kongresi amerikan po tregon vëmendje të shtuar ndaj zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë çështjet që prekin Kosovën dhe komunitetet shqiptare në rajon.

“Seanca e nesërme përbën një tjetër mundësi të rëndësishme që zhvillimet që prekin shqiptarët dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor të marrin vëmendje në Kongresin amerikan”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Të ngjashme