Kryeqyteti njofton se nesër mbahet mësim

Prishtinë | 15 Sht 2026 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka njoftuar se mësimi në Kryeqytet të mërkurën do të mbahet.

Ky njoftim i tij vjen pasi në rrjete sociale po qarkullojnë pretendime që nesër nuk do të mbahet mësim për shkak të verdiktit final që do të jepet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Elshani ndër të tjera tha se ora e parë e mësimit nesër do t’i kushtohet UÇK-së, historisë së luftës dhe sakrificës për lirinë e vendit.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë luftuar për lirinë, paqen dhe ardhmërinë e këtij vendi. Shkollat tona kanë punuar edhe në sistemin paralel. Puna do të vazhdojë, por me sytë dhe mendjen te Haga, ku presim drejtësinë dhe lirimin e heronjve tanë”.

“Prandaj, nesër mësimi do të vazhdojë në shkollat e Prishtinës, por ora e parë do t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historisë së luftës dhe sakrificës për lirinë e vendit”.

“Sepse liria që e gëzojmë sot duhet edhe të mësohet, edhe të kujtohet përherë”, u shpreh drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani.

Të ngjashme