Forca të shtuara të Policisë vendosen te baza e EULEX-it pas vendimit në Hagë

Prishtinë | 16 Sht 2026 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Forca të shtuara të Policisë janë vendosur tek baza e EULEX-it, në Zonën Industriale raporton Ekonomia Online.

Ata janë vendosur aty pas vendimit që u shpall sot në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së.

Katërshja e UÇK-së, u dënua më 81 vjet burgim nga Specialja.

Ndërsa qytetarë janë mbledhur dhe kanë marshuar drejt zyrave të EULEX-it.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me aktgjykimin e sotëm, ndërsa situata, sipas informacioneve të deritanishme, është qetësuar.

Të ngjashme