Veprimi duhet të kalojë nga rruga në Kuvend, përgjegjësia politike dhe zhbërja e Speciales

Prishtinë | 17 Sht 2026 | 13:32 | Nga Hisen Berisha

Pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 në Hagë, Kosova nuk mund të mbetet vetëm te zemërimi, protestat në rrugë dhe përplasjet politike.

Protesta është shprehje e revoltës qytetare. Por vendimet për institucionet e Republikës merren në institucionet e Republikës.

Prandaj, çdo kërkesë politike për veprim ndaj Dhomave të Specializuara, duhet të kalojë në Kuvend.

Muret e Qeverisë, Kuvendit apo institucioneve të tjera nuk janë fajtorë. Ato janë prona dhe institucione të Republikës së Kosovës dhe duhet t’u shërbejnë qytetarëve, pavarësisht se kush është në pushtet. Nuk janë as pro, as kundër Hashim Thaçit, UÇK-së apo vendimeve të Hagës.

Çështja duhet të zhvendoset aty ku u gjenerua politikisht, në Kuvendin e Kosovës dhe në përgjegjësinë e institucioneve.

Por këtu duhet të kthehen edhe për një arsye tjetër fundamentale dhe shumë serioze, që është përgjegjësia politike për deklarimet që janë bërë në të kaluarën dhe mënyrën se si ato janë përdorur në procesin e Hagës.

Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të 26 shkurtit 2016, gjatë debatit për zgjedhjen e Hashim Thaçit president, foli publikisht për zhdukjen e Behajdin Allaqit dhe e lidhi atë çështje drejtpërdrejt me Thaçin. Deklarimet e tij janë të dokumentuara publikisht.

Sot, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara, çështja e Behajdin Allaqit nuk mund të trajtohet më vetëm si një debat i vjetër politik.

Vetë Dhomat e Specializuara kanë deklaruar se “Trupi Gjykues e ka gjetur Hashim Thaçin personalisht përgjegjës edhe për arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e Behajdin Allaqit.” Pesha juridike e deshmisë së Kurtit dhënë Hages nga foltorja e kuvendit, e deponuar si e tillë në Dhomat e Specializiara, u pa si deshmi bazë për penalizim denues ngs gjykata. Ndërkohë që deshmia publike e znj. Hallaqi e demantoi, me deshmi, ketë pretendim. Pra pesha juridike e deshmis së Kurtit vije nga fuqia politike e tij.

Kjo krijon një pyetje të ligjshme politike që duhet të marrë përgjigje publike, a kanë pasur dhe sa, deklarimet politike të bëra nga zyrtarë të Kosovës ndikim në krijimin, orientimin apo përdorimin e rrëfimeve që më pas u trajtuan nga organet e drejtësisë?

Kjo nuk duhet të vendoset me akuza në Facebook. Duhet të kërkohet dokumentacioni, të krahasohen deklarimet, provat dhe arsyetimi i aktgjykimit dhe të përcaktohet se çfarë është fakt, çfarë është dëshmi, çfarë është pretendim dhe çfarë është interpretim politik.

Nëse një dëshmi e caktuar është përdorur si bazë për një përfundim penal, atëherë përgjegjësia për të sqaruar origjinën, besueshmërinë dhe mënyrën e përdorimit të saj duhet të jetë juridike dhe institucionale, jo thjesht politike.

Por një gjë është e qartë, përgjegjësia penale për një aktgjykim vërtetë i takon gjykatës, por nuk i amniston nga përgjegjësia dhe ndjekja penale përfaqësuesit institucional që ka bërë deklarata publike që u përdoren si deshmi siç është kjo e Kurtit dhe të vetëdeklaruarve si bashkëpunëtor të organit të akuzës.

Përgjegjësia politike dhe penaliziese, duhet të diskutohet publikisht dhe të procedohen penalisht ex officio.

Këtu duhet të bëjmë dallimin.

Dhomat e Specializuara u krijuan në vitin 2015 mbi një bazë juridike të veçantë, pra, Kuvendi miratoi Amendamentin Kushtetues nr. 24, duke futur nenin 162 në Kushtetutë, dhe në të njëjtën ditë miratoi Ligjin nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Kjo lidhet edhe me Shkëmbimin e Letrave të vitit 2014, të ratifikuar nga Kuvendi.

Prandaj, zhbërja e kësaj strukture, nuk duhet të prejudikoj rrugët juridike konkrete për atë se, çfarë ndryshimi kushtetues kërkohet, çfarë ndryshimi ligjor kërkohet, apo se çfarë pasojash do të kishte dhe si do të trajtoheshin detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

Kjo nuk është arsye që debati të trajtohet në mes sloganit e dokumentit, protestes e procedurave dhe deklaratave e votave parlamentare.

Këtu Kuvendi duhet të marrë përgjegjësi, si legjitimues i të gjitha institucioneve.

Deputetët konsideroj se kanë mjaftueshëm arsye kushtetuese, juridike ose politike për rishikimin e këtij mekanizmi, ndaj duhet ta sjellin çështjen në Kuvend dhe ta hapin procedurën përkatëse.

Deklarata “NË EMËR TË POPULLIT” e obligon po ashtu drejtpërdrejt Kuvendin që t’ua marrë të drejtën atyre “personave me mjekër të Sorosit” të thirren në emër të popullit të Kosovës. Ata mund të thirren vetëm në emër të pakicës serbe në Kosovë, interesave serbe e ruse, por jo në emër të popullit të Kosovës.

Por kjo duhet ndalur:

Jo me gurë.

Jo me përplasje me Policinë.

Jo me dëmtim të institucioneve.

Me votë. Me debat. Me dokumente. Me përgjegjësi.

Sepse objektivi nuk duhet të jetë dëmtimi i shtetit të Kosovës, por mbrojtja e rendit të tij kushtetues dhe interesit publik.

Prandaj, apeli dhe debati institucional nuk janë domosdoshmërisht rrugë përjashtuese. Ato janë çështje të ndryshme sepse njëra është mjet juridik brenda procesit gjyqësor, kurse tjetra është debat politik e kushtetues në Kosovë për vetë kornizën institucionale.

Kuvendi duhet ti zhbëj Dhomat Speciale në Hagë!

Ai duhet ta bëjë këtë në të njëjten rrugë siç u krijuan, pra, në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe duke i deroguar detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Duke vu në rend të parë integritetin e shtetit.

Kjo është pika ku duhet të përqendrohet debati. Pra, nga rruga, në Kuvend. Nga zemërimi, te dokumenti. Nga akuza, te prova. Nga përplasja, te përgjegjësia institucionale.

Edhe zhbërja e këtyre dhoma, duhet të bëhet aty ku u krijuan, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme