Ekonomia Online
FUNDIT

Behrami: Dje u munduan ta shkëpusin UÇK-në nga populli

Behrami: Dje u munduan ta shkëpusin UÇK-në nga populli

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka kritikuar mënyrën se si, trupi gjykues e ka trajtuar kontekstin e luftës në Kosovë. “Dje, trupi gjykues u mundua ta shkëputë UÇK-në nga populli. U mundua ta amnistojë gjenocidin […]

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka kritikuar mënyrën se si, trupi gjykues e ka trajtuar kontekstin e luftës në Kosovë.

“Dje, trupi gjykues u mundua ta shkëputë UÇK-në nga populli. U mundua ta amnistojë gjenocidin serb në Kosovë. I relativizoi mbi 400 masakra, spastrimin etnik të mbi 1 milion shqiptarëve dhe krimet makabre të Serbisë.

U mundua ta shkëputë UÇK-në nga përpjekjet për pavarësi”, tha ai.

 Behrami shtoi se me vendimin e djeshëm u mundua të shkëputet UÇK-ja  nga koordinimi me NATO-n dhe Amerikën.

“Dje, paneli u mundua të shkëputë atë që nuk shkëputet.Dhe Perëndimi u mundua të ndryshojë historinë.

Perëndimi i shekullit XXI duke u mundua të ndryshojë historinë e Perëndimit të shekullit XX”, theksoi deputeti i PDK-së

Të ngjashme