Mitrovicë: Gjykata e dënon me 8 vjet burgim të akuzuarin për grabitje të rëndë

Prishtinë | 18 Sht 2026 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me 8 vjet burgim të akuzuarin me inicialet M.A., për veprën penale “Rastet e rënda të vjedhjes grabitqare apo grabitjes”.

Aktgjykimi është shpallur sot, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

“I akuzuari M.A. është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Rastet e rënda të vjedhjes grabitqare apo grabitjes”, nga neni 138, paragrafi 1, i Ligjit Penal të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (LPK).

I akuzuari M.A. është dënuar me tetë ( 8 ) vite burgim, i cili dënim do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme