“Jo në emrin tim”, mërgimtarët ftohen në protestën e sontme në Stuttgart

Prishtinë | 19 Sht 2026 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani janë ftuar të marrin pjesë në protestën që do të mbahet sonte në Stuttgart.

Protesta, e cila është paralajmëruar të nisë në ora 19:00, organizohet nga të rinj shqiptarë në Gjermani dhe vjen si kundërshtim ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

“Jo në emrin tim” është motoja e protestës, për të cilën organizatorët kanë njoftuar se është lejuar nga policia e qytetit.

Në njoftimin për protestë, pjesëmarrësit janë ftuar të jenë të pajisur me flamurin kombëtar dhe emblemën e UÇK-së, si dhe të veshur me ngjyrat kuq e zi.

Të ngjashme