Pa dyshim se imazhi i Kosovës është dëmtuar, por edhe shteti si i tillë mund të luhatet, pas verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë më 16.09.2026.
Titujt bombastik të mediave ndëkombëtare nxjerrin aktin e gjykimit të figurës kryesore të padisë: ish presidenti i Kosovës, duke mos hezituar të ilustrojn storiet e tyre. Këto tabloide krijon percepcion publik që pastaj hedhen në tavolinat politike e politikbërëse.
Shtetet të cilat e sfidojnë egzistencën e Kosovës tashmë kanë argumentin e fuqishëm në duar për të nisur fushatë të çnjohjes dhe minimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata dhe platforma ndërkomnëtare.
Rrjeti diplomatik i Kosovës do të duhej të angazhohet në të gjitha gjeografit e globit për të mbajtur dinamikën e komunikimit me shtetet njohëse dhe për të identifikuar sinjale për çnjohje eventuale që duhet evituar.
Hap me rëndësi që do të duej ndërmarr, mendoj se në rrafshin e brendshëm të krijohet një ambijent i konsenzusit politik përmes instalimit të tryezës politike të spektrit politik, në baza të rregullta për koordinim të veprimeve, ndërsa në rrafshin ndërkombëtarë do të duhej që të rrikthehet koordinimi me SHBA, Britani të Madhe, Francë, Gjermani dhe Itali për ta diakutuar dhe koordinuar jetëgjatësinë e Gjykatës Speciale, ashtu siç është rënë dakord për formimin e saj. Një dakordim për kohën se kur do të përfundojnë punimet e Gjykatës Speciale, apo për arsye teknike dhe financiare të bartet në Kosovë.
Në aspektin gjyqësorë-juridik, verdikti do të atakohet në Apel si përpjekje për të rrëzuar aktgjykimin e shkallës së parë.
Në ndërkohë, mendoj se janë dy pista mbi të cilat Gjykata Speciale, gjegjësisht gjykatësit do të mund të ndikoj në ngritjen e përgjegjësisë profesionale dhe institucionale. Në aspektin institucional, Kuvendi si themelues i kësaj gjykate duhet të rrikthej autoritetin e monitorimit apo kontrollit.
Në këtë aspekt Kuvendi mund të kërkoj raportime të shpenzimeve të Gjykatës Speciale; Cila është përbërja e personelit? Kush e financon atë? Sa është kostoja? Sa njerëz punojnë aty? Si i interpreton kjo gjykatë ligjet që thonë – apo që duket se thonë – se serbët mund të ndiqen penalisht prej saj? Dhe nëse po, pse nuk ka pasur serbë të akuzuar dhe të gjykuar në këtë gjykatë, duke marrë parasysh se shumica dërrmuese e krimeve të luftës gjatë atij konflikti janë kryer nga Beogradi?
Pista e dytë është koordinimi me Uashingtonin, Londrën, Parisin, Berlinin dhe Romën
për anëtarësim në Këshillin e Evropës duke i plotësuar përgjegjësitë ndërkomnëtare që janë vendosur si kusht, e që Kosova kishte dështuar ti plotësoj.
Me këto veprime diplomatike, mendoj se prokurorët dhe gjykatësit e Gjykatës Speciale do të ishin të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm
të funksionojnë në kuadrin ligjorë, kushtetues, politik dhe shoqërorë të Republikës së Kosovës, qofshin ata profesionist nga provinienca të ndryshme kulturore-juridike.
Shtrohet pyetja logjike: pushimi i funksionimit të Gjykatës Speciale i shfuqizon aktgjykimet e saj?