“Qëndresë” – mesazhi i fuqishëm i djalit të Jakup Krasniqit

Prishtinë | 19 Sht 2026 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka ndarë një fotografi të babait të tij në Facebook.

Në mesin e fotografisë, i biri i ish-komandantit të UÇK-së, ka vendosur vetëm një fjalë: “Qëndresë”.

Postimi vjen disa ditë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, më 16 shtator e dënuan Jakup Krasniqin me 25 vjet burgim, së bashku me tre ish-krerë të tjerë të UÇK-së.

Të ngjashme