Një 31-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike në fshatin Sinë, në Njësinë Administrative Arras, Bashkia Dibër.
Sipas policisë, shtetasi E. K. dyshohet se, teksa ishte duke peshkuar në lumin Drini i Zi, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën, raporton A2.
Trupi i pajetë i 31-vjeçarit po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave në të cilat ndodhi tragjedia.