Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në 28-vjetorin e vrasjes së tij në Tiranë, duke kërkuar zbardhjen e plotë të rastit dhe drejtësi për vrasjen e ish-ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Abdixhiku bëri homazhe te varri i Krasniqit në varrezat e Velanisë, së bashku me familjarë, bashkëveprimtarë dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në reagimin e tij, Abdixhiku e cilësoi Krasniqin si një figurë të rëndësishme të organizimit të mbrojtjes së Kosovës gjatë periudhës së luftës.
“Ushtarak i karrierës, strateg e atdhetar, ai i priu organizimit të mbrojtjes së Kosovës në ditët më të rënda të saj”, shkroi Abdixhiku.
Ai tha se Krasniqi, të cilin e përshkroi si ministër të Luftës dhe si ushtarak që komandant suprem njihte presidentin Ibrahim Rugova, e kishte parë mbrojtjen e Republikës si detyrë dhe lirinë e popullit si qëllim të jetës.
Duke iu referuar vrasjes së tij, Abdixhiku tha se ajo ishte “goditje ndaj vetë përpjekjes sonë për liri”, ndërsa moszbardhjen kërkojë përjetësisht zbardhjen e vrasjes së tij dhe të të gjitha vrasjeve politike”, tha Abdixhiku, duke shtuar se ky zot e rastit, 28 vjet më pas, e lidhi me mungesën e drejtësisë.
Kreu i LDK-së përsëriti zotimin e partisë për të kërkuar zbardhjen e rastit.
“LDK do të kërkojë përjetësisht zbardhjen e vrasjes së tij dhe të të gjitha vrasjeve politike”, tha Abdixhiku, duke shtuar se ky zotim, sipas tij, “nuk skadon”.
Ahmet Krasniqi, ish-ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, u vra në Tiranë më 21 shtator 1998.