Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël familjar, duke publikuar një fotografi teksa mban në krahë mbesën e saj.
Në postimin e saj, Era i ka kushtuar vogëlushes disa fjalë, duke e përshkruar si “shpirtin më të ëmbël”, me “fytyrën më të bukur dhe energjinë më të pastër”.
“Ti tashmë ke sjellë kaq shumë dashuri në jetën tonë. Prania jote ndihet si shërim, si një pjesë e vogël e parajsës që është dërguar te ne”, ka shkruar ajo.
Më tej, Era i ka uruar mbesës një jetë të mbushur me dashuri, shëndet, magji dhe arsye të pafundme për të buzëqeshur.
“Ti je shumë e dashur, engjëlli im i vogël. Mirë se erdhe në botë”, përfundon dedikimi i saj.
